• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Zënka me tifozët e Juves, vjen regimi i Vlahovicit

15/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Dusan Vlahovic, sulmues i Juventus, iu drejtua tifozëve të klubit pas një mosmarrëveshjeje në fund të takimit me Venezian, që përfundoi me barazimin 2-2.

Pas vërshëllimës së fundit, sulmuesi serb u kap në diskutime me të pranishmit në tribunë, të cilët ishin revoltuar për humbjen e dy pikëve të tjera. Tani, Vlahovic thotë se gjithmonë ka respektuar tifozët, në një postim në rrjetet sociale.

“E kuptoj trishtimin për shkak të rezultateve të fundit dhe keni të drejtën ta shprehni atë. Gjithmonë ju kam respektuar, duke dhënë gjithçka për fanellën, dhe falënderoj mbështetjen që na jepni çdo ditë.

Tani, është e rëndësishme që të vazhdoni të na mbështesni, për të qenë përsëri të bashkuar, të gjithë së bashku”, shkroi lojtari në një histori të publikuar në llogarinë e tij në Instagram.

Vlahovic gjithashtu shpjegoi se zemërimi në fund të ndeshjes ishte drejtuar vetëm ndaj një tifozi, i cili kishte ofenduar lojtarin, në një moment kur emocionet ishin të larta, pas një barazimi tjetër në kampionat që, po të mos ishte një gol i serbit në minutat shtesë, do të ishte humbja e parë e Juventus në Serie A. Megjithatë, Vlahovic theksoi edhe një herë pakënaqësinë me rezultatet, ashtu siç ndodhi dhe me “Curva Sud” të stadiumit.

Next Post

VIDEO/ Fitorja e pestë radhazi, Çelsi shkëlqen në kampionat dhe futet fuqishëm në luftën për titull

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.