• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Zeqiri: Mos gënjeni! Klubi i basketbollit Drita, nuk është shuar

05/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport i Komunës së Gjilanit, Kushtrim Zeqiri, thotë se klubi i Basketbollit Drita nuk është shuar.

“Ata që historikisht kanë keqmenaxhuar fondet publike dhe kanë lënë pas dore sportin, si dhe ata që njihen për trajtimin e dyshimtë të buxhetit publik, kanë përhapur edhe një herë pretendime të pabaza”, tha Kushtrim Zeqiri.

Drejtori i Sportit, me tej tregon se: le të shohim mbështetjen e ofruar për K.B. Drita që nga fillimi i mandatit tonë: më 2022 – 5,600 euro, 2023 – 10,000 euro dhe sivjet (2024) – 8,000 euro.
Sipas tij janë 23.600 euro gjithsej për 3 vjet.

Drejtori Zeqiri, ka treguar me shifra edhe për mbështetjen në të kaluarën:

Kjo ishte mbështetja në vitet para nesh: më 2021 – 4,300 euro, 2020 – 0 euro dhe më 2019 – 5,000 euro. Apo 9300 euro gjithsej për 3 vjet.

“Nën qeverisjen tonë, Klubi i Basketbollit Drita, ka marrë mbështetje financiare rekord. Kryetari i komunës gjithashtu ka siguruar sponsorizim për klubin.

Pjesëmarrja në gara është një çështje procedurale dhe rregullohet nga rregulloret e brendshme të Federatës së Basketbollit dhe MKRS-së”, tha Zeqiri.

Drejtori i Sportit, theksoi se: së fundmi, për ata që pengojnë çdo projekt dhe çdo hap përpara të qytetit tonë: Mos gënjeni.

Next Post

Gara e fundit sezonale e botërorit të MotoGP nuk do të zhvillohet

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.