• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Zero minuta në 30 ditët e fundit, çudia e Milanit quhet… Tomori

25/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sezoni i Fikayo Tomorit ka qenë i çuditshëm. Ai e nisi sezonin si titullar, duke i luajtur të plota pesë ndeshjet e para të Champions-it dhe shtatë të parat në Serinë A, madje në Lacio-Milan ishte kapiten.

tomori

Pas episodit të Firences kur i “vodhi” topin Pulisiçit për t’ia dhënë Abrahamit, ai humbi çdo vlerë hierarkike në zgjedhjet e Fonsekës, duke arritur deri aty sa të mendonte largimin. Me emërimin e Konseisaos u rikthye titullar dhe dukej sikur ndeshjet në stol ishin thjesht një kujtim i keq. Më 8 shkurt një karton i kuq e nxjerr Tomorin nga formacioni dhe përveç 30 minutave në Champions kundër Fejnordit, nuk zbriti më në fushë.

Në këto kushte, pozicioni i tij te Milani është në diksutim dhe shumë nga e ardhmja e tij do të varet nga struktura e re korporative e klubit. Kontrata e anglezit skadon pas dy vjetësh dhe, nëse kushtet teknike nuk ndryshojnë, në janar ai mund të bëjë valixhet gati. Sigurisht për një ofertë që duhet të kalojë 30 milionë eurot. 27- vjeçarit nuk i mungojnë propozimet nga klubet britanike, por edhe në Itali ka simpatizantë, siç e dëshmoi interesi i Juventusit në merkaton e janarit.

ECURIA – Në këtë sezon, Tomori ka koleksionuar 25 prezenca në total me fanellën kuqezi në të gjitha turnetë. Rreth 2 mijë minuta në fushë për dhe një asist, teksa goli i ka munguar. Me gjasë, edhe ndaj Napolit nuk do të jetë titullar, aq më tepër që Çau e Gabia nuk kanë qenë nëpër kombëtare dhe janë dyshja defensive që ka ofruar më shumë soliditet për Milanin. Me ata titullarë, skuadra ka fituar edhe dy ndeshjet e fundit.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Shuma e frikshme e parave që Mbappe i refuzoi nga PSG-ja vetëm edhe për një vit qëndrim

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.