Nëntëdhjetë minutat në finalen e Ligës së Kombeve “Concacaf” që Meksika luajti dhe fitoi kundër Panamasë, Santiago Gimenez ishte titullar. 90 të tjera minuta pa shënuar për sulmuesin e Milanit që u zëvendësua vetëm në kohën shtesë.
Në daljen e tij nga fusha ai çalonte dukshëm, teksa edhe në festën e trofeut nuk dukej shumë i lëvizshëm. Sot ai duhet të mbërrijë në Milano ku do të vizitohet nga mjekët e klubit.
Nga federata meksikanë nuk ka lajmë për ndonjë dëmti, megjithatë shqetësim te “Djalli” ka, pasi 23-vjeçari ka pasur jo pak probleme fizike në muajin e fundit gjatë të cilit nuk ka arritur në asnjë rast të gjejë rrugën e rrjetës.
PANORAMASPORT.AL