Tuesday, 7. April 2026
Futboll

Zëvendësimet nderojnë Artetën. Arsenal fiton në frymën e fundit në Lisbon dhe është shumë afër gjysmëfinales (video)

GS 07/04/2026 2 Min. Lesezeit

Çerekfinalja e parë mes Sporting Lisbon dhe Arsenal, ka përfunduar 0-1 për londinezët. Rasti më i rrezikshëm i pjesës së parë ishte në minutën e 16-të, kur goditja e Noni Madueke u ndal nga traversa. Në minutat në vazhdim nuk kishte ndonjë rrezik serioz për të dy ekipet dhe rezultati nuk ndryshoi deri në fund të 45 minutave të para.

Në minutën e 63-të, Martin Zubimendi shënon një gol të bukur nga distanca, por që anullohet nga VAR për pozicion jashtë loje të Viktor Gyokeres. Rasti i parë konkret për Sporting Lisbon do të vinte në minutën e 83-të, por goditja me kokë e Geny Catamo ndalet në mënyrë të shkëlqyer nga David Raya.

Sfida do të zhbllokohej vetëm në minutat shtesë, ku pas një kombinimi të përkryer mes Gabriel Martinelli dhe Kai Havertz, ku gjermani dërgoi topin në rrjetë. Të dy u futën si zëvendësues në pjesën e fundit të ndeshjes.

Fitore e madhe për londienzët, të cilët në ndeshjen e kthimit në shtëpi do të mjaftohen edhe me një barazim për të kaluar në gjysmëfinale.

SHIKOGOLIN

Teilen: