• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Zëvendëspresidenti i Barcelonës zbulon arsyen e dorëheqjes

14/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tashmë ish-zëvendëspresidenti ekonomik i Barçës, Eduard Romeu, ka shpjeguar për mediat, dukshëm i prekur, arsyet që e shtynë të jepte dorëheqjen nga posti i deritanioshëm. Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, Romeu theksoi se po largohet nga kjo pozitë pasi nuk ka mundësi ta ketë përkushtimin të cilin e kërkon ky klub.

“Të kesh punuar në Barça të jep një njohje të jashtëzakonshme. Prioriteti ishte Barça, por ndonjëherë situatat ndryshojnë. Kanë qenë 2 vite e gjysmë intensive në klub. Te Barcelona duhet të nisësh projekte dhe nisja e tyre është e vështirë. Pozita e zëvendëspresidentit kërkon që unë të kem përkushtim absolut që nuk më lejon ta kombinoj”, tha fillimisht ai.

Romeu është shprehur i kënaqur me punën e bërë dhe ka pretenduar ndikimin e bordit në përmirësimin e një situate shumë komplekse që ata kanë trashëguar.

Ish-zëvendëspresidenti ekonomik u ka kërkuar tifozëve të Barcelonës të jenë të bashkuar.

“Armiku është jashtë. Kur e nisëm, dukej se nuk kishte njeri që mund ta shpëtonte këtë, por guximi që na ka transmetuar Laporta na ka lejuar të luftojmë. Ne nuk kemi reshtur së munduari, nuk jemi dorëzuar”, theksoi më tutje ai.

Next Post

​Yakin: Miqësoret do të jenë test për Shaqirin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.