• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Zëvendëstrajneri i Egnatias: Jemi gati për Skënderbeun

18/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Egnatia – Skënderbeu është një nga duelet e ditës së nesërme që do të luhet në “Egnatia Arena”.

Sfidë kjo që do të startojë në orën 15:30 dhe është e vlefshmë për javën e 35-të të kampionatit.

Në prag të kësaj sfide ka folur zëvendëstrajneri i rrogozhinasve. Julian Brahja ka theksuar se janë stërvitur mirë dhe lojtarët janë të gatshëm për të sfiduar korçarët.

Ndër të tjera ka nënvizuar se kampionëve aktualë u duhen patjetër 3 pikët për të blinduar pozicionin e tyre në klasifikim.

“Pothuajse e gjitha java ka shkuar mirë, çunat janë të gatshëm për këtë sfidë përveç mungesave që tani dihen që janë kryesore, javë intensive, çunat janë të gatshëm për të bërë detyrat e veta.

Skënderbeu është një ekip i mirë, e njohim mirë si ekip, po bën mirë në këtë fund sezoni, nuk ka as mbivlerësim dhe as nënvlerësim nga ana jonë, për ne është ndeshja e radhës, dhe na duhet patjetër 3 pikëshi.

Nuk është se do kemi shumë ndryshime në modulin e lojës.

Nuk mund të them presion, se unë po bëj dy vite këtu dhe nuk kemi pasur asnjëherë presion, por mund të themi është përgjegjësi e çunave për të arritur 3 pikëshin. Jemi brenda objektivat, si për titullin dhe Kupën, pavarësisht se kemi humbur ndeshjen e parë, duam ta mbyllim si vitin e kaluar.

Asgjë nuk është e mbyllur dhe e hapur, kemi një eksperiencë me Skënderbeun që kanë fituar në Rrogozhinë por edhe ne kemi fituar në Korçë. Nuk ka presion, jemi në vendin e parë, ne bëjmë punën tonë, pavarësisht kemi dy humbje edhe pse ndoshta jo për fajin tonë, por futbolli ka dhe fatin ndonjëherë brenda”, ka deklaruar krahu i djathtë i Edlir Tetovës.

Next Post

Final 4 i zjarrtë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.