Friday, 15. May 2026
Sport

Zëvendëstrajneri i Nagelsmanin jep dorëhqejen

GS 25/04/2025 1 Min. Lesezeit

Gati një vit nga Kupa e Botës 2026, Federatës Gjermane të Futbollit i duhet të punpjë për të plotësuar stafin e komisarit teknik. Sandro Vagner ka bërë me dije sot se do të largohet nga stafi i Julian Nagelsman.

“Për askënd nuk ka qenë një sekret se dua të bëj hapin tjetër në karrierë.

Dua që të jem trajner i parë dhe mendoj se ka ardhur çasti që të kërkoj një ekip që më jep mundësinë të kryej këtë rol”, tha Sandro Vagner.

Në shtypin gjerman thuhet se vendi i lënë i lirë nga Vagner i është ofruar Alfred Shrojder.

Holandezi ka punuar më parë me Nagelsman dhe tani është nën kontratë me Al-Nasr në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Teilen: