Monday, 16. February 2026
Sport

Zgjedhjet në FSHF/ Duka kandidat i vetëm, zgjidhen sot dhe 10 anëtarët e Komitetit Ekzekutiv

GS 16/02/2026 1 Min. Lesezeit

Federata Shqiptare e Futbollit mban sot Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore në ”Shtëpinë e Futbollit”, duke nisur nga ora 10:00. Do të zgjidhet presidenti i FSHF-së për një mandat 4-vjeçar dhe 10 anëtarët e Komitetit Ekzekutiv.

Për postin e presidentit të FSHF kandidon kreu aktual i futbollit shqiptar, Armand Duka, i cili kërkon mandatin e 7-të radhazi në këtë post. Ai është kandidati i vetëm, i propozuar nga 33 anëtarë të federatës.

Për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së janë në garë 12 kandidatë dhe konkretisht Anila Basha, Arben Dervishaj, Armando Cungu, Blendi Fevziu, Edmond Hasanbelli, Envi Hicka, Erind Resuli, Ervin Canollari, Geri Çipi, Gjergji Petro, Lutfi Nuriu dhe Pano Xhixho.

Abdyl Kuriu, anëtar i Komitetit Ekzekutiv, është tërhequr nga gara. Nga këta kandidatë do të zgjidhen 10 prej tyre. Për herë të parë është kandidat edhe ish-presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelli.

Teilen: