Ish-sulmuesi i Real Madridit, tashmë pjesë e Al-Hilal, Karim Benzema, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale duke shprehur mbështetjen publike për Florentino Perez në zgjedhjet për postin e presidentit të Real Madridit.
Në garë janë presidenti aktual, Florentino Perez dhe biznesmeni i njohur vendas Enrique Riquelme. Sigurisht që Perez është padyshim favoriti kryesor. Zgjedhjet do të mbahen më 7 qershor.
Benzema ka patur gjithmonë një marrëdhënie të shkëlqyer me Florentino Perez, të cilën mesa duket vazhdojnë ta ruajnë ende. Sulmuesi francez postoi një foto të tij së bashku me Florentino Pérez, duke mbajtur Topin e Artë që fitoikur ishte pjesë e Real Madrid, duke u nënkuptuar si një mesazh mbështetje ndaj presidentit aktual të “Los Blancos”.
