Monday, 27. April 2026
Sport

Zguro nuk është pjesë e Struga Trim Lum

GS 04/06/2024 1 Min. Lesezeit

Futbollisti Vangjel Zguro nuk është më pjesë e kampionit të Maqedonisë së Veriut, skuadrës shqiptare Struga Trim Lum. 

“Pas përfundimit të kontratës së tij njëvjeçare, drejtuesit e kampionit vendosën të mos ia zgjasin atë. 

Diçka e ngjashme si me Mentor Mazrekajn (vër. jonë lojtar nga Kosova), lojtarin e dytë ndërkombëtar nga Shqipëria që erdhi verën e kaluar në prag të paraqitjeve evropiane”, shkruan media maqedonase “Sportmedia”.

Struga Trim Lum falënderoi publikisht Zguron për kontributin e tij.

Teilen: