• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Zhang arrin marrëveshjen 400 milionëshe

20/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

 Steven Zhang mban Interin falë marrëveshjes me fondin amerikan Pimco: presidenti i klubit zikaltër duket se ka mbyllur një marrëveshje me fondin amerikan Pimco për një hua prej 400 milionë eurosh për tre vjet.

Njoftimi zyrtar do të arrijë brenda tre javësh, por marrëveshja tashmë është arritur. Lajmi është bërë i ditur nga La Gazzetta dello Sport.

Kishte shumë dyshime në lidhje me vazhdimësinë e Zhang në drejtim të klubit, duke qenë se data 20 maj ishte afati i fundit për shlyerjen e borxhit të marrë nga fondin kalifornian Oaktree, të cilit Interi duhet t’i kthejë 375 milionë euro (përfshirë interesin) për të shmangur dorëzimin e aksioneve të klubit.

Presidenti i Interit kishte hapur një dialog me një partner tjetër, pikërisht fondin amerikan Pimco, për të siguruar kushte më të mira.

Do të ishte gjetur një marrëveshje trevjeçare me Pimco, e barabartë me atë të arritur në 2021 me Oaktree, dhe me 400 milionët e ardhur nga fondi i ri amerikan Zhang do të shlyejë borxhet ndaj Oaktree.

Në këtë mënyrë, Steven Zhang e mban Interin në prag të një derbi që mund të sjellë titullin dhe pas një sezoni që do të ketë rritje të të ardhurave në krahasim me vitet e mëparshme.

Next Post

Nga Asllani te Çalhanoglu e Turam, sa shumë interistë presin titullin e parë me fanellën zikaltër

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.