Interi ndodhet në Japoni teksa po zhvillon ndeshjet miqësore në prag të nisjes së sezonit të ri në Seria A.
Presidenti Stiven Zhang iu është bashkuar zikaltërve në Tokio, ku të martën do të përballen me PSG-në në miqësoren e fundit të turit japonez.
Ai darkoi me trajnerin Simone Inzagi dhe me drejtorin sportiv Piero Ausilio, ndërkohë me Marotën u lidhën përmes rrjeteve sociale.
Gjatë diskutimeve, ai konfirmoi objektivin kryesor i cili është fitimi i Seria A.
“Ky është ekipi im, ky është Interi im! Më i ri, më i fortë, më inovativ. Duam yllin e dytë në fanellë”, u shpreh Zhang.
PANORAMASPORT.AL