• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Zhang optimist, thumbon miliarderët e Cityt: Paratë nuk fitojnë gjithmonë

09/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Së bashku me skuadrën e Inter, në Stamboll në pritje të finales së madhe të Champions League është dhe Presidenti i “zikaltërve” të Milanos, Steven Zhang, i cili ditën e sotme ka bërë një koment të shkurtër në prag të përballjes së nesërme.

Presidenti Zhang fillimisht tha se ka ëndërruar për një moment të tillë në skuadrën “zikaltër” e më pas “thumboi” dhe kundërshtarët e City, teksa tha se futbolli është emocionues sepse paratë nuk fitojnë gjithmonë.

  

“Sinqerisht, kam ëndërruar për këtë moment. Duke kuptuar ndryshimin midis ligave, e dija se ky objektiv do të ishte i vështirë për t’u arritur. Por futbolli është emocionues sepse paratë nuk fitojnë gjithmonë. Ato mund të zëvendësohen nga idetë, pasioni dhe serioziteti. Shpresojmë që nesër të jetë kështu.Unë e respektoj Manchester City-n.

Është një ekip i madh. Por unë mendoj se ne kemi cilësi që do t’i lejojnë ata të rezistojnë. Unë kam menduar shumë herë se si do të ishte fitimi i Champions League. Edhe thjesht të ëndërroja dukej e pamundur, por tani jemi në finale dhe do të mundohemi.Ne jemi një. Siç tha Inzaghi, ne nuk kemi frikë. Jemi të emocionuar që mund të luajmë këtë lojë. Ne besojmë”,- u shpreh Presidenti Zhang në një intervistë ekskluzive për prestigjiozen italiane, “Gazzeta dello Sport”. /abcnews.al

  


Next Post

Beteja në distancë/ Vlerat e lojtarëve në Europë, Halandi më i shtrenjti dhe Lautaro i 20-ti

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.