Tuesday, 28. April 2026
Futboll

Zhbllokohet supersfida në Paris, falë një penalltie. I zakonshmi Harry Kane nuk gabon (video)

GS 28/04/2026 1 Min. Lesezeit

Ka ardhur goli i parë në “Parc des Princes”, në supersfidën PSG-Bayern, e vlefshme për gjysmëfinalen e parë në Champions League. Janë bavarezët ata të cilët kanë kaluar të parët në avantazh, falë një penalltie në minutën e 17-të, të shndërruar në gol nga Harry Kane.

Pas një faulli brenda në zonë të Willian Pacho ndaj Luis Diaz, arbitri nuk pati as dyshimin më të vogël dhe drejtoi gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Godet i zakonshmi Harry Kane, topi përfundon në rrjetë.

Ky është goli i 59-të për anglezin në të gjitha kompeticionet. Një minutë më pas, Michael Olise pati shansin e artë për të dyfishuar shifrat, por nuk u tregua i saktë.

SHIKOGOLIN

Teilen: