Tuesday, 1. September 2026
Sport

Zhegrova asiston dhe shpallet lojtari i ndeshjes

GS 08/10/2023 1 Min. Lesezeit

Edon Zhegrova ka qenë përsëri protagonist tek Lille në Francë.

Ylli nga Kosova ka kontribuar me asistim në barazimin e ekipit të tij ndaj Lensit në udhëtim me rezultat 1:1.

Futbollisti ofanziv e shërbeu shokun e skuadrës, Benjamin Andre, i cili shënoi gol në minutat shtesë të pjesës së parë.

Por, vendësit i barazuan shifrat në minutën e 70-të me Machadon.

Zhegrova po gëzon formë të mirë dhe është i gatshëm për dy sfidat që e presin javën tjetër me Kosovën kundër Andorrës dhe ndaj Izraelit, në kualifikimet e Euro 2024.

Teilen: