• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Zhegrova dhe Dejvid “çmendin” Xhuntolin, drejtori i do te Juvja

07/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kristiano Xhuntoli ka shpjeguar gjithmonë se ai mbështetet te emocionet për të bërë një blerje në merkato. “Të dhënat? Po, ato përfaqësojnë historinë e një lojtari, por më duhet të ndjej emocionin, ta shoh dhe të kuptoj se çfarë më transmeton”.

david zhegrova

Kështu është shprehur më parë Xhuntoli, kur vuri në dukje emrin e Opendas pas mbrëmjes në Lajpcig si një lojtar që i interesonte Juves. Në Lilë, ai përfitoi nga rasti për të ndjekur nga afër dy objektiva që i ka në listën e dëshirës prej disa kohësh, Zhegrova dhe Dejvidi. Të dy tani duken të gatshëm të largohen nga francezët dhe për Xhuntoli është terreni perfekt.

Përpara se të hyjmë në më shumë detaje, duhet të kuptojmë se kampionati francez është një treg i mirë ku Kristiano Xhuntoli shpesh herë ka kërkuar të afrojë lojtarë me cilësi dhe që garantojnë një të ardhme të madhe. Mes tyre janë dy emra ku Xhuntoli tashmë është fiksuar shumë, Zhegrova dhe Dejvid. Ndeshja e fundit e ka ndihmuar edhe më shumë drejtuesin e Juventusit që të bindet se duhet t’i afrojë sa më parë në skuadër. Zhegrova asistoi në mënyrë perfekte dhe Dejvid çoi topin në rrjetë. Por Zhegrova është një dëshirë e vjetër e Kristiano Xhuntolit.

ZHEGROVA

Që në verën e kaluar, numri një i merkatos së “Zonjës” këmbënguli për të afruar talentin e Kombëtares së Kosovës në skuadër edhe pse në fund nuk rezultoi një tentativë e suksesshme. Tashmë pas ndeshjes së fundit është më i bindur se kurrë. Një deklaratë e Zhegrovës e ndihmon edhe më shumë. “Mendoj se tani jam gati për një klub të madh”, u shpreh shqiptari i Kosovës gjatë verës, si për t’i shkelur syrin “Zonjës” se duhet të investojë tek ai.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

“Luftë në fushë, por paqe në botë” – tifozët e PSG-së me një koreografi mbështesin Palestinën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.