Kosova dhe Turqia do të përballen sonte në “Fadil Vokrri”, në finalen e madhe për një biletë për në Kupën e Botës 2026. Duke qenë se në fushë do jenë dy nga yjet e Juventusit, por këtë herë si kundërshtarë, Kenan Yildiz dhe Edon Zhegrova, klubi bardhezi ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetet sociale, për të dy lojtarët.
“Ndeshja eliminatore e Kupës së Botës midis Kosovës dhe Turqisë do të jetë bardh e zi: fat të mbarë, djema! 🇽🇰🆚🇹🇷”, shkruhet në postimin zyrtar të klubit bardhezi.

Kujtojmë se për Zhegrovën sot përveç rëndësisë historike që ka kjo ndeshje, është edhe një ditë tejet e veçantë për të, pasi ka ditëlindjen dhe mbush plot 26 vjeç. Dhe mënyra më e mirë për ta festuar sigurisht që do të ishte me biletën për në Botëror.