• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Zhegrova e bën më së miri, i lë prapa Yamalin, Leaon, Viniciusin e Mbappen

12/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ylli kosovar, Edon Zhegrova po kalon sezonin më të mirë në karrierën e tij profesionale.

Përveç paraqitjeve të mira në Francë me Lillen, Zhegrova ka treguar lojë të mirë edhe ndaj gjigantëve europianë, si Real Madrid, Atletico Madrid e Juventus në Ligën e Kampionëve.

Deri më tani, në këtë pjesë të sezonit, Edoni ka shënuar 7 gola dhe ka dhuruar 2 asistime në të gjitha garat me klubin francez.

Por përveç golave, Zhegrovën e shquajnë edhe driblimet e tij.

Sipas një matje të “The Pop Foot”, Edon Zhegrova qëndron më së miri në këtë aspekt në Europë, duke lënë prapa emra të mëdhenj si Lamine Yamal, Rafael Leao, Vinicius Junior e Kylian Mbappe.

Zhegrova ka 58 driblime të kompletuara nga 113 sosh të tentuara, me një saktësi prej 51%.

Zhegrova do të kthehet në aksion në ndeshjet e nëntorit me Kosovën, e cila do të përballet me Rumaninë më 15 tetor, teksa tri ditë më vonë do ta presë në Prishtinë kombëtaren e Lituanisë.

Next Post

Ndeshja mes Besiktasit dhe Maccabit është zhvendosur nga Stambolli

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.