Edon Zhegrova luajti vetëm 15 minutat e fundit në barazimin 0-0 të Kosovës ndaj Izraelit në “Nations League”: “Ta nisja nga stoli ishte vendim i trajnerit. Mezi pres ndeshjen e ardhshme, shpresoj të jem titullar dhe të luaj”.
Për sfidën e radhës ndaj Austrisë, Zhegrova tha: “Besoj te kombëtarja ime. Kemi lojtarë cilësorë, do të luajmë në shtëpi dhe mendoj se kemi mundësi të mira për të fituar. E njëjta gjë vlen edhe për grupin; do të bëjmë gjithçka për të dalë të parët”.
Për Juventusin u shpreh: “Ndihedm vërtet shumë i lumtur te Juventusi. Është një klub i madh dhe ndihem i privilegjuar. Do të jap maksimumin sa herë të zgjidhem për të luajtur”.
Edhe pse gjatë verës ishte pranë largimit, Zhegrova shpjegoi: “E dua këtë klub dhe dua të arrij diçka të madhe me të. Kur më blenë, isha shumë i lumtur dhe nuk doja të largohesha pa lënë gjurmë. Prandaj vendosa të qëndroj dhe tani dua të bëj gjëra të mëdha me Juventusin”.
Për përjashtimin nga lista e “Europa League”: “Është zgjedhja e Spallettit. Do të respektoj çdo vendim dhe do të bëj më të mirën për klubin”. Për titullin: “Kemi një skuadër dhe organikë të madhe. Duam të fitojmë çdo ndeshje. Mendoj se i kemi cilësitë”. Për Interin: “Nuk dua të flas nëse jemi më të fortë, por Juventusi është gjithmonë e më i mirë”.