Wednesday, 20. May 2026
Sport

Zhegrova fiton besimin e trajnerit

GS 22/10/2023 1 Min. Lesezeit

Lille e ka fituar ndeshjen e xhiros së nëntë në elitën e futbollit francez të dielën, pasi mposhti Brestin 1:0.

Yusuf Yazici e shënoi golin e vetëm në minutën e gjashtë.

Edon Zhegrova ishte titullar dhe luajti deri në minutën e 66-të te Lille.

Zhegrova 24-vjeçar, nuk ishte pjesë e Kosovës për ndeshjet kualifikuese për “Euro 2024” në këtë muaj kundër Andorrës dhe Izraelit. Kosova ndaj Andorrës fitoi 3:0, ndërsa ndeshja me Izraelin është shtyrë.

Lille dhe Bresti kanë nga 15 pikë në nëntë ndeshje.

Teilen: