Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova do të jetë pjesë e skuadrës së Juventusit për ndeshjen me Sportingun e Lisbonës në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Zhegrova është përfshirë në listën e futbollistëve të ftuar nga trajneri Luciano Spalletti, i cili për këtë përballje ka ftuar 22 lojtarë.
Ndeshja Juventus – Sporting, luhet sot prej orës 21:00 në Torino kurse ekipi italian është në kërkim të fitores së parë në Champions, pasi në tri ndeshje ka dy barazime e një humbje.
Zhegrova nuk ka luajtur në shtatë ndeshjet e fundit te Juventusi, ku në gjashtë prej tyre ka qëndruar në stol pasi me Comon nuk ishte grumbulluar.
Mbetet të shihet nëse Zhegrova do të ketë minutazhë kundër Sportingut, pasi prejse iu bashkua Juventusit nga Lille, ka regjistruar vetëm 36 minuta lojë, 33 në kampionat dhe 3 në Champions.


