Tuesday, 31. March 2026
Sport

Zhegrova gati për Cremonesen

GS 12/01/2026 1 Min. Lesezeit

Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova është përfshirë në ekip për ndeshjen që Juventusi e luan kundër Cremoneses.

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, të hënën gjatë ndeshjes ka publikuat listën e futbollistëve për këtë ndeshje që luhet sonte në Torino prej orës 20:45.

Në listën prej 22 futbollistëve të ftuar është edhe Zhegrova, ndërsa mbetet të shihet nëse do të jetë startues apo do të inkuadrohet nga banka e rezervistëve.

Kjo ndeshje i takon xhiros së 20-të në Serie A të Italisë, dhe mund ta ndiqni në platformën Telkos.

Teilen: