Tuesday, 19. May 2026
Sport

Zhegrova i pandalshëm, asiston dy herë në pjesën e parë

GS 29/10/2023 1 Min. Lesezeit

Lille është duke fituar ndaj Monacos me rezultat 2:0.

Protagonist i golave ishte padyshim ylli i Kosovës, Edon Zhegrova, shkruan lajmi.net.

Zhegrova me një pasim mahnitës asistoi për Ivan Cavaleiro, i cili pa shumë probleme gjeti rrjetën.

Ylli i Kosovës nuk u ndal me kaq, pasi dha pasimin vendimtar edhe në golin e dytë, të cilën e shënoi Bafode Diakite.

Zhegrova pati mundësi edhe të shënonte, por goditja e tij u ndal nga portieri. /Lajmi.net/

Teilen: