Probleme të tjera për Kosovën në prag të sfidës ndaj Sllovakisë, e vlefshme për një biletë në Botëror. Përveç dy mungesave tashmë të konfirmuara për Dardanët si Amir Rrahmani dhe Leon Avdullahu, mund të jetë edhe Edon Zhegrova mungesa e madhe e radhës për Kosovën.
“Gazzetta dello Sport” zbulon se Zhegrova ka pësuar një problem të vogël fizik për shkak të lodhjes në seancën e fundit stërvitore dhe sipas të gjitha gjasave nuk do të ketë asnjë minutë për të në dispozicion për sfidën e mbrëmjes të Juventusit ndaj Sassuolos.
Sipas raportimit në fjalë, drejtuesit e Juventusit mund të vendosin të ndalojnë Zhegrovën t’i bashkohet Kosovës, në rast se bëhet fjalë për ndonjë lëndim serioz.
Teilen: