Friday, 13. February 2026
Moto GP

Zhegrova mungon në stërvitjen e Lille, humb ndeshjen kundër Marseille

GS 19/05/2023 1 Min. Lesezeit

Futbollisti i Kombëtares së Kosovoës, Edon Zhegrova nuk ka arritur të rikuperohet nga lëndimi dhe humb një tjetër ndeshje me Lille.

Zhegorva mungoi në stërvitjet e fundit të skuadrës franceze dhe nuk do të jetë i gatshëm as për ndeshjen e javës së 36-të në Ligue 1, shkruan Lajmi.net

  

24-vjeçari nuk luajti as në ndeshjen e fundit të Lille, në barazimin pa gola (0-0) ndaj Monaco.

Gjatë këtij sezoni, Edon Zhegrova me Lille ka zhvilluar 21 ndeshje në Ligue 1, ka shënuar tre gola dhe ka bërë pesë asiste.

Vlera e tij momentale në sajtin e njohur “Transfermarkt” shkon deri në 7 milionë euro./Lajmi.net/

  


Teilen: