Wednesday, 29. April 2026
Sport

Zhegrova pati gjashtë driblime për gjysmë ore, te Juventusi vlerësohet lartë

GS 27/09/2025 1 Min. Lesezeit

Gjashtë driblime nga tetë të tentuara, në një ndeshje e futin Edon Zhegrovën në mesin e lojtarëve më të talentuar dhe dribluesve të mëdhenj në Itali.

Për më shumë se gjysmë ore lojë sa pati në dispozicion ylli i Kosovës, rriti ritmin e lojës te Juventusi, që të shtunën barazoi në shtëpi me Atalantan 1:1.

Zhegrova nuk startoi për “Zonjën e Vjetër” por ndeshje pas ndeshje, po shfaqet i rrezikshëm për kundërshtarët në veçanti nga krahu i djathtë, me harkime e gjuajtje, që janë edhe specialitet i tij.

Pas ndeshjes, trajneri Igor Tudor tha se cilësitë e vërteta të Zhegrovës do të kemi mundësi t’i shohim në të ardhmen, derisa faqja e klubit në rrjetet sociale e kanë vlerësuar 26-vjeçarin me një tjetër paraqitje solide.

Vet futbollisti, në Instagram ka shkruar se “do të vazhdojmë të luajmë më fortë.”

Teilen: