Lojtari i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, është përfshirë në formacionin e javës në Ligue 1.
Sulmuesi shënoi një super gol duke e ndihmuar Lille të marr tri pikë të plota në Ligën Franceze.
Lille mposhti Le Havre me rezultat 2:0, në kuadër të xhiros së shtatë.
Zhegrova, i cili ishte në formacionin fillestar në këtë ndeshje shënoi në minutën e 40-të për t’ia dhënë epërsinë skuadrës franceze.
Përfaqësuesi kosovar e bëri një paraqitje mbresëlënëse dhe është njëri prej lojtarëve më të vlerësuar të ekipit të javës nga Sofascore me notën 8.5.
Team of the Week provided by Sofascore
Për sulmuesin Kosovar kjo ishte gola e parë në ligën franceze për këtë sezon./Lajmi.net/