Saturday, 11. April 2026
Sport

Zhegrova shënon një gol të bukur në fitoren e Lille

GS 01/10/2023 1 Min. Lesezeit

Lojtari i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, ka shënuar një super gol duke e ndihmuar Lille të marr tri pikë të plota në Ligue 1.

  

Lille mposhti Le Havre me rezultat 2:0, në kuadër të xhiros së shtatë në Ligue 1.

Zhegrova, i cili ishte në formacionin fillestar në këtë ndeshje shënoi në minutën e 40-të për t’ia dhënë epërsinë skuadrës franceze.

Për sulmuesin Kosovar kjo ishte gola e parë në ligën franceze për këtë sezon.

Derisa, një autogol e Yoann Salmier ia siguroi fitoren Lille.

Skuadra e reprezentuesit të Kosovës është në vendin e gjashtë në Ligue pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara./Lajmi.net/

  

  


Teilen: