Paraqitja e Edon Zhegrovës të mërkurën mbrëma ndaj Galatasarayt është vlerësuar në superlativ nga mediumi i afërt me Juventusin, “Tutto Sport”.
Vlerësimet e këtij mediumi kanë goxha peshë kur bëhet fjalë për Juventusin dhe kjo jep shpresë që Zhegrova megjithatë ka të ardhme te gjiganti italian.
Juventusi u eliminua nga Galatasaray në “play-off” të fazës nokaut të Championsit edhe pse ndeshjen e kthimit triumfoi 3:2.
Megjithatë Zhegrova, që u aktivizua si zëvendësues, bëri pasimin dhe krosimin që sollën golin e dytë dhe të tretë të Juventusit për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.
Juventusi ishte me një lojtar më pak prej fillimit të pjesës së dytë dhe në vazhdime pranoi dy gola dhe u eliminua me rezultatin e përgjithshëm 7:5.
Në vazhdimin e parë kosovari lëshoi rast të artë, duke gjuajtur jashtë portës kurse në vazhdimin e dytë pasi një goditje, të cilën e ndali portieri turk.
Ndonëse ka luajtur pak së fundi, Edon Zhegrova ka dëshmuar se mund të jetë i vlefshëm për Juventusin.