Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova ka vazhduar me formën e mirë te skuadra e Lillet pasi në ndeshjen e fundit kampionale realizoi dy gola.
Vikendin e shkuar, Lille barazoi 3:3 në shtëpi kundër Strasbourgut kurse Zhegrova ishte më i merituari për pikën e fituar.
Sulmuesi i krahut, realizoi dy gola dhe ishte i pazëvendësueshëm te Lille, ku në fund të ndeshjes u vlerësua me notën më të lartë.
Paraqitja fantastike ndaj Strasbourgut, ka bërë që Zhegrova të zë vend në formacionin më të mirë të javës së 5-të në Ligue 1 të Francës.
Në fakt, Zhegrova ishte lojtari më i vlerësuar në xhiron e 5-t të kampionatit francez dhe përfshirja e tij në ekipin më të mirë të javës ishte e pashmangshme.
Krahas Zhegrovës në formacionin më të mirë janë përfshirë edhe emra si Youssoufa Moukoko, Akor Adams e Corentin Tolisso.
Zhegrova 25-vjeçar këtë sezon ka 3 gola të shënuar në po aq ndeshje kampionale, ndërsa në total ka realizuar 6 gola në 8 paraqitje për Lillen në të gjitha garat deri më tani.