Pas vendimit të gjyqtarit sportiv për të mos ndëshkuar Açerbin për fyerjet Huan Zhesusit, mbrojtësi i Napolit ia besoi pozicionin e tij një deklarate zyrtare ku shprehte zhgënjimin e tij për atë që ndodhi.
“E kam lexuar disa herë, me keqardhje të madhe, vendimin me të çilin gjyqtari sportiv konsideroi se nuk ka asnjë provë që kam qenë viktimë e fyerjeve raciste gjatë ndeshjes InterNapoli. E respektoj vendimin, mundohem ta kuptoj dhe më lë me hidhërim të madh”, thuhet në shënimin e publikuar nga klubi kampion i Italisë në fuqi.
Emocione të forta dhe zhgënjim në fjalët e brazilianit, deklarata e të çilit vijonte: “Jam sinqerisht i dëshpëruar nga përfundimi i një çështjeje serioze, të cilën jam fajtor vetëm sepse e kam trajtuar ‘si zotëri’, duke shmangur ndërprerjen e një ndeshjeje të rëndësishme me gjithë shqetësimin që do t’u kishte shkaktuar shikuesve, por njëkohësisht do të kishte qenë edhe një sinjal i fortë.
Ndoshta, pas këtij vendimi, ata që gjenden në situatën time do të veprojnë në një mënyrë shumë të ndryshme për të mbrojtur veten dhe do të përpiqen t’i japin fund turpit të racizmit, i çili, për fat të keq, nuk po zhduket. “Nuk ndihem i mbrojtur në asnjë mënyrë nga ky vendim, i çili është një rrugë e mesme midis detyrimit për të pranuar se “prova e veprës penale është arritur” dhe “mungesë provash për një fyerje diskriminuese”. Sinqerisht nuk e kuptoj se si fraza ‘largohu zezak, je thjesht një zezak…’ mund të jetë fyese, por si, asgjë nuk mund ta pengojë Huan Zhesusin të kërkojë të drejtën etij në institucione të tjera.
Pikërisht në këtë kuadër, braziliani pomendon për ta çuar çështjen nëProkurorinë e përgjithshme duke e akuzuar penalisht Açerbin për fyerje dhe diskriminim. Shpallja fajtor në këtë aspekt do të kishtetë tjera pasoja për mbrojtësin eInterit, ndërkohë që një tjetër rrugë është ndërhyrja e Presidentit të Federatës. Nëse ky i fundit (Gabriele Gravina) e cilëson vendimine Gjykatës sportive të padrejtës,çështja mund të rishqyrtohej.
PANORAMASPORT.AL