Liverpuli bëri një deklaratë të ftohtë pas vendimit të Arnold për të mos rinovuar kontratën dhe u larguar me parametër zero. “Trent Aleksander-Arnold e ka informuar Liverpulin për qëllimin e tij për t’u larguar nga klubi këtë verë pas skadimit të kontratës së tij aktuale.
26-vjeçari do t’i japë fund lidhjes së tij dydekadëshe me ‘Reds’, pasi ka marrë vendimin për t’u larguar nga ‘Anfield’, sapo të përfundojë kontrata e tij më 30 qershor 2025… Aleksander-Arnold do të largohet me mirënjohjen dhe vlerësimin tonë për kontributin e tij gjatë një periudhe të qëndrueshme suksesi”. Në deklaratën e klubit ishte përfshirë edhe ajo e lojtarit:
“Mendoj se para së gjithash, dua të them se nuk është një vendim i lehtë. Kam qenë këtu për 20 vjet, kam shijuar çdo minutë të saj, kam arritur të gjitha ëndrrat e mia, kam arritur gjithçka që kam dashur ndonjëherë këtu”.
PANORAMASPORT.AL