Monday, 13. April 2026
Sport

Zhiru bëri heroin në fitoren ndaj Xhenoas, Milani nxjerr në shitje fanellat e portierit me emrin e tij

GS 08/10/2023 1 Min. Lesezeit

Olivier Zhiru është bërë protagonist në ndeshjen e Serisë A ndaj Xhenoas jo si një sulmues, por si një portier. Ai veshi fanellën dhe dorashkat e Menja në minutat e fundit të sfidës dhe në një moment ndihmoi skuadrën e tij me një dalje duke grushtuar topin për të ruajtur fitoren 1-0.

milan zhiru

Për këtë arsye, klubi i Milanit ka vendosur që të nxjerrë në shitje një fanellë speciale të sulmuesit francez. Milani bëri të ditur se për disa ditë, tifozët mund të blinin në faqen zyrtare të klubit fanellat e portierit të personalizuara me numrin  dhe emrin e sulmuesit francez nga mbrapa. Një mënyrë shumë origjinale për të kujtuar paraqitjen e veçantë te Zhiru.

Sikur të mos mjaftonte kjo, edhe Federata Franceze e Futbollit ka bërë humor me këtë paraqitje të sulmuesit. Ajo publikoi edhe një herë listën e lojtarëve të grumbulluar nga Didier Deshamp në rrjetet sociale, duke përfshirë emrin e Zhiru mes portierëve.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: