Zhoao Feliks është i padëshiruar te Atletiko Madrid. Ose më saktësisht, e ka bërë thuajse të pamundur qëndrimin e tij te kjo skuadër pas kthimit nga huazimi te Çelsi, për shkak të deklaratave që ka lëshuar.
Futbollisti ka dhënë një intervistë për Fabricio Romanon dhe në fjalët që ka dhënë, sigurisht që do ta ketë të vështirë që të kthehet në zemrat e tifozëve të klubit madrilen.
“Mua do të më pëlqente që të luaja për Barcelonën. Ka qenë gjithmonë zgjedhja ime e parë dhe do të më pëlqente që të ishte klubi im i ardhshëm. Kjo ka qenë gjithmonë ëndrra ime, që kur kam qenë i vogël. Nëse do të bëhej realitet, do të ishte një ëndërr që do të realizohej”, tha Zhoao Feliks.
Deklarata të cilat padyshim që nuk do të priten mirë te Atletiko, i cili e ka nxjerrë në shitje futbollistin por vështirë se do të pranojë që ta lejojë të shkojë te rivalët direkt në La Liga.
PANORAMASPORT.AL