Zhoao Feliks tregon edhe një herë se Rikardo Kaka është idhulli i tij dhe sigurisht që tani ka shansin e artë që të bëjë histori me kuqezinjtë ashtu siç bëri braziliani. Të kuptohemi, Kaka ishte i një tjetër niveli dhe portugezit i duhet shumë punë për ta arritur.
“Unë nuk e kam parë kurrë nga afër që të luajë, por disa video të tij i kam parë. Kaka ka qenë gjithmonë idhulli im si për pozicionin ku luan, për flokët gjithashtu (qesh). E shihja veten tek ai dhe kërkoja që të luaja si braziliani. E kam takuar një herë në Amerikë dhe bëmë një diskutim të përgjithshëm. Unë sapo kisha firmosur me Atletikon dhe i tregova se ai ishte idhulli im që kur isha fëmijë. Kur mora vesh që do të transferohesha te Milani doja që të vishja fanellën me numrin 22, por kjo nuk ishte e mundur sepse e kishte Emerson Rojal”, tha Feliks.
Ai gjithashtu foli për raportin e shkëlqyer që ka me Rafael Leaon dhe Konseisaon.
“Me Leaon jemi miq si brenda dhe jashtë fushës së lojës. Më pëlqen të luaj me të. Konseisao sigurisht që më ndihmon të jem i lirë në fushë”, përfundoi portugezi.
PANORAMASPORT.AL