Zhoao Feliks është tashmë një lojtar i Milanit, por mund të kishte qenë fare mirë zikaltër.
Piero Auzilii ishte interesuar për portugezin, madje edhe kishte folur me menaxherin e tij, duke i kërkuar kohë për të shitur njërin mes Arnautoviçit dhe Korreas për të liruar vend për Feliksin. Asnjëri nga sulmuesit e Interit nuk u largua dhe kuqezinjtë e morën fantazistin pa shumë pengesa.
E teksa ai shënonte golin e parë për “Djallin”, Xhon Obi Mikel, ish-mesfushor i Çelsit ka deklaruar: “Zhoao duhet të shihet në pasqyrë e të kuptojë çfarë po bën gabim. Kur ishte 18 vjeç, e donin të gjithë, ndërsa sot thuajse çdo trajner e cilëson si të padobishëm, edhe pse janë shpenzuar shumë para për të.”
PANORAMASPORT.AL