Tuesday, 19. May 2026
Sport

Zhorzhinjo dhe De Bryjn bashkë, klubi që vjen nga kategoria e dytë në qytetin që nuk ekziston po bëhet gati të pushtojë merkaton e verës

GS 03/04/2025 2 Min. Lesezeit

Merkato e verës do të ketë një klub protagonist të padiskutueshëm: NEOM SC. Nuk e keni dëgjuar asnjëherë? Nuk ka se si, pasi ka pak vite që është krijuar dhe bën pjesë në kategorinë e dytë arabe. Dhe sigurisht, meqë është në kryesim të renditjes dhe po bëhet gati për elitën, po përgatitet njëkohësisht të thyejë tregun duke afruar yje të futbollit botëror.

asdasdasdsa

Paratë nuk u mungojnë sheikëve dhe që tani kanë nisur negocia6ta me dy yje të mesfushës. Italiani Zhorzhinjo, aktualisht pjesë e Arsenalit, si dhe belgu Kevin De Bryjn, aktualisht pjesë e Mançester Sitit, janë emrat e piketuar për të ndërtuar nga e para mesfushën e kësaj skuadre dhe raportohet se të dy janë gati të nisin këtë aventurë të re.

E veçanta e këtij klubi është se i përket qytetit të Neom, i cili po ndërtohet nga zero në Arabinë Saudite dhe ku nuk ka ende zyrtarisht banorë të tij përveç punëtorëve në kantiere. Kësisoj, yjet e futbollit botëror që do të shkojë atje, duhet të mësohen me faktin se do të luajnë në një stadium të boshatisur.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: