• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Zhoze Murinjo drejt rikthimit në Premier Ligë? Klubi historik preferon eksperiencën e “Special One”

16/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Zhoze Murinjo mund të kthehet në Premier Ligë sipas mediave angleze. Ai mund të marrë drejtimin e Lids, pasi këta të fundit mund ti thonë lamtumirë trajnerit gjerman Daniel Farke.murinjoIsh-lojtari i Lids, Stefen Varnok i tha ‘Casino Apps’: “Unë ende mendoj se Farke mund të largohet sepse mendoj se ai është një menaxher i Championship. Do ta kuptoja nëse ky do të ishte vendimi. Nëse do të isha unë ai që e merrja, ndoshta do të bëja të njëjtën gjë. Nëse pronarët e Lids do të donin ta zëvendësonin atë, ata duhet të zgjidhnin dikë me përvojë dhe që e njeh mirë ligën. Tifozëve nuk do t’u pëlqente ta dëgjonin këtë, por unë do të shikoja Zhoze Murinjon. Ai nuk do ta fitojë Premier Ligën, por di mjaftueshëm për të qëndruar në të. Ai do të ishte një kandidat i mirë. Mendoj se ata mund të sigurojnë qëndrueshmërinë e tyre sezonin e ardhshëm. Por ata kanë nevojë për nënshkrime.”

Fjalët e Varnok vijnë në një kohë kur shtypi turk po spekulon gjithashtu për largimin e Murinjos nga Fenerbahçe. Trajneri portugez, ka kontratë me klubin e Stambollit deri në vitin 2026, por një sezon i konsideruar jo i mirë mund të çojë në një divorc të parakohshëm. Nëse thashethemet konfirmohen, mbërritja e 62 vjeçarit te Lids do të përfaqësonte një rikthim sensacional në Premier Ligë për “Special One”, i gatshëm të përballet me një sfidë ambicioze me një klub historik të etur për të konsoliduar praninë e tyre në ligën e parë angleze.

Mbetet për t’u parë nëse sugjerimi do të bëhet realitet apo nëse Farke do të ketë gjithashtu mundësinë për ta udhëhequr Lidsin drejt Premier Ligës

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Lladrovci “varë” këpucët, klubi fton tifozët ta nderojnë ikonën e “Niklit”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.