Alain Giresse largohet nga mbledhja bashkë me menaxherin e Kombëtares.
Kosova dështoi të marrë rezultate pozitive mbrëmë, duke u mposhtur 2:1 nga Bjellorusia në kuadër të kualifikueseve për Euro 2024.
Pas këtij dështimi Federata e Futbollit e Kosovës ka mbajtur një mbledhje.
Sipas informacioneve nga gazetarët e lajmi.net në terren trajneri është larguar nga dera e pasme.
Ndërsa tani janë në pritje të informacioneve se cili është vendimi që është marrë në lidhje me të ardhmen e Giresse.
Ende nuk dihet nëse është shkarkuar, apo do vazhdojë më tej me kombëtaren./Lajmi.net/