Tuesday, 19. May 2026
Sport

Zhvilloi një ndeshje fantastike ndaj Juventus, kjo është nota e Ardian Ismajlit

GS 14/09/2024 1 Min. Lesezeit

Ishin të shkëlqyer në prapavijë, pjesë e së cilës është edhe “legjionari” ynë, Ardjan Ismajli.

Empoli ka shkëlqyer pasditen e kësaj të shtune, duke arritur të sigurojë një barazim të madh, përballë “Bardhezinjve” të Juventus, me sfidën e zhvilluar në “Stadio Carlo Castellani”, që u mbyll në shifrat 0-0.

Përpjekjet e “Zonjës së Vjetër” ishin të shumta, ku cënuan rrezikshëm plot 16 herë mbrojtjen e Empoli, mirëpo një super Ardjan Ismajli i shoqëruar nga pritjet fantastike të Devis Vasquez mundën të ndalonin furinë e “gjigantëve” të Italisë.

Mbrojtësi shqitpar u vlerësua me notën 7.2 për paraqitjen e tij, që është një notë pozitive.

Teilen: