Saturday, 7. March 2026
Sport

Zi në familjen e Realit, klubi madrilen ndan lajmin e trishtë në prag të duelit me Atletikon

GS 12/03/2025 1 Min. Lesezeit

Real Madrid ka shprehur ngushëllimet e tij për Enrike Martin Kasadon. Ky i fundit ishte një gazetar i shquar, i cili shërbeu në zyrën për shtyp të madrilenëve nga viti 1990 deri në vitin 2000.

Screenshot 2025-03-12 131941

Enrike Martin pati një karrierë të pasur në media të ndryshme spanjolle ku dha kontribut. Deklarata e Realit vjen disa orë para ndeshjes me Atletikon.

Kujtojmë se derbi do të luhet në Champions për fazën e 1/8-ave. Kjo do jetë sfida e kthimit, pasi e para u fitua nga skuadra e Ançelotit me rezultatin 1-2.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: