Ish-trajneri i Leicester City-t, Craig Shakespeare, ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare.
Shakespeare u nda nga jeta këtë të enjte pasi humbi “ndeshjen” më të rëndësishme, atë ndaj kancerit.
Ai ishte asistent i Claudio Ranierit në vitin 2016, sezonin kur Leicester fitoi titullin e Premier League.
Shakespeare mori drejtimin e “dhelprave” një sezon më pas, pas largimit të Ranierit dhe drejtoi ekipin e Leicester në fitoren e tyre të famshme ndaj Sevilla-s në Champions League.