E vuajtur ndaj Belgjikës për më shumë se 80 minuta, Franca shpërtheu në festë falë golit të Michael Olise në minutën e 88-të. Në vijën anësore, Zinédine Zidane festoi duke goditur fort një top rezervë, pas një vrapimi të furishëm.
“Sapo e pashë të nisej në driblim, e kuptova se do të shënonte”, – tregoi Zidane, trajneri i ri i Francës, për TF1 pas fitores 1-0 ndaj Belgjikës në Bruksel, në “Nations League”.
Kjo shpjegon edhe shpërthimin e tij të gëzimit pas golit vendimtar të Olise, i cili realizoi pas një aksioni individual në minutën e 88-të.
“E shoqërova kur e pashë të nisej, isha me gjithë shpirt me të”, – shtoi Zidane, duke komentuar pamjet e festimit të tij. Ish-numri 10 i Francës, kampion bote më 1998, nisi një sprint pranë pankinës disa sekonda para se Olise të dërgonte topin në rrjetë dhe vazhdoi vrapimin përgjatë vijës anësore, përpara se të godiste fort një top rezervë.
Zidane, duke buzëqeshur, u argëtua me këto pamje së bashku me ish-shokun e tij të kombëtares, Bixente Lizarazu.