Wednesday, 11. November 2026
Futboll

Zidane grumbullon Kumbedi, reagon Rothen: Franca duhet merituar, s’mund të zgjedhësh lojtarë nga Serie B

GS 11/11/2026 2 Min. Lesezeit

Thirrja e parë në Kombëtaren A të Francës për Sawl Kumbedi ka shkaktuar debate. Mbrojtësi i Wolfsburgut u grumbullua nga Zinedine Zidane për të zëvendësuar të dëmtuarin Pierre Kalulu. Vendimi nuk është pritur mirë nga Jérôme Rothen, ish-mesfushori i Francës, i cili kritikoi trajnerin gjatë emisionit të tij në RMC.

“Nuk kam asgjë kundër Kumbedi, përkundrazi, e përgëzoj për këtë grumbullim, por të marrësh lojtarë nga U-21 nuk më bind. Kombëtarja franceze është një pikë mbërritjeje dhe duhet ta meritosh atë. Kjo arrihet përmes paraqitjeve të nivelit shumë të lartë me klubin tënd”, – deklaroi Rothen.

Ai shtoi: “Duhet të luash në klube të mëdha, të dominosh kampionatin ose të paktën të luash në Champions League apo ‘Europa League’. Ai shkoi në Gjermani, ra nga kategoria me Wolfsburgun dhe nuk besoj se Zidane ka parë ndeshjet e Serie B gjermane”.

Rothen ironizoi edhe faktin që Zidane kishte përmendur njohjen e lojtarëve të rinj nga koha kur luanin me djalin e tij në ekipet kombëtare të moshave: “Pra, të gjithë ata që kanë luajtur me djalin e Zidane kanë një mundësi?!”

 

Teilen: