Trajneri i njohur Zinedine Zidane ka komentuar edhe një herë të ardhmen e tij. Siç e dini, francezi ka dy vite pa klub pas largimit nga Real Madrid.
“Do punoni në Francë? Asgjë nuk mund të përjashtohet. Unë e di se çfarë dua dhe çfarë nuk dua. Nëse ka ndodhur kjo ndërprerje, atëherë duhet të kishte ndodhur. Shpresoj t’i rikthehem punës.
A më mungon adrenalina e nivelit të lartë? Po sigurisht. Tash e dy vjet nuk e kam. Por ajo do të vijë”, tha Zidane për SaberDesfa në Telefoot.
Vitet e fundit, Zinedine Zidane ka qenë i lidhur me kombëtaren franceze, por pas Botërorit të suksesshëm 2022, Didier Deschamps zgjati kontratën me federatën. /G.D abcnews.al/