• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Zidane refuzon Algjerinë

26/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Legjenda e futbollit francez, Zinedine Zidane, ka refuzuar mundësinë për të marrë detyrën e trajnerit te Kombëtarja e Algjerisë.

Federata e Futbollit e Algjerisë është në kërkim të një zëvendësuesi duke pasur parasysh se Djamel Belmadi ka dhënë dorëheqjen pas eliminimit zhgënjyes nga faza e grupeve të AFCON.

Sipas “L’Equipe”, ish-trajneri i Real Madridit ishte i kënaqur nga interesimi i treguar ndaj tij.

Megjithatë, ai ka refuzuar mundësinë për t’u rikthyer në rolin e trajnerit.

Zidane është trajner i lirë që nga vera e vitit 2021, kur dha dorëheqje nga Real Madridi.

Dihet prej kohësh se 51-vjeçari synonte të merrte drejtimin e Kombëtares së Francës, por trajneri aktual i “Gjelave”, Didier Deschamps, zgjati kontratën deri në vitin 2026.

Zidane u tha se më herët ka refuzuar mundësinë për të trajnuar ekipet kombëtare të ShBA-së dhe Brazilit.

Sa i përket Algjerisë, “L’Equipe” shton se Herve Renard,  Vahid Halilhodzic, Vladimir Petkovic dhe Jorge Sampaoli janë duke u konsideruar nga Federata algjeriane.

Next Post

FA Cup, formacionet zyrtare Tottenham-Manchester City/ Pritet spektakël në përballjen e yjeve në “Hotspur Stadium”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.