• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Zikaltërit” kërkojnë fitoren e radhës, publikohen formacionet e sfidës Inter-Salernitana

16/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas dy fitoreve spektakolare, ndaj “Bardhezinjve” të Juventus e “Verdhekuqve” të Roma-s, “Zikaltërit” e Inter tashmë do të kërkojnë fitoren e radhës, në elitën e futbollit italian, teksa mbrëmjen kësaj të premteje do të presë në “Giussepe Meazza”, skuadrën e Salernitana, në përballjen e vlefshme për javën e 25-të të Serie A.

Sa i përket formacioneve, tekniku, Simone Inzaghi i ka rreshtuar djemtë e tij, me formacionin e zakonshëm, 3-5-2, ku në portë është vendosur si përherë, zvicerani, Sommer e para tij në mbrojtje Bastoni, De Vrij e Pavard. Në krahët e mesfushës janë Dumfries e Carlos Augusto, me qendrën që mbulohet nga Mkhitaryan, Calhanoglu e Barella, ndërsa në sulm është vendosur dyshja “bombastike”, Marcus Thuram e Lautaro Martinez.

Në krahun tjetër, tekniku Fabio Liverani i ka vendosur “Të Murrmët” e tij, në fushë me formacionin 3-4-2-1, ku në portë është vendosur meksikani Ochoa, ndërsa mbrojtja me tre përbëhet nga Pasalidis, Boateng e Pellegrino. Në mesfushë janë vendosur Sambia, Coulibaly, Basic e Zanoli. Më të avancuar janë Tchaouana e Candreva, ndërsa në “majën” e sulmit pozicionohet “bomberi” senegalez, Boulaye Dia. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare:

Next Post

Nesër emërohet trajneri i ri i Kosovës në futboll

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.