Pavarësisht se po zhvillojnë një sezon spektakolar, Lautaro Martinez e Marcus Thuram, nuk mjaftojnë për sulmin e Inter, me zëvendësuesit, Marko Arnautovic e Alexis Sanchez, që janë të “pavlefshëm” në fushën e blertë, ku nuk po arrijnë dot të ambientohen te skuadra “zikaltër”, duke i detyruar këta të fundit të mendojnë për ndërhyrje në merkato.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, në “radarët” e Inter ka hyrë “bomberi” ukrainas, Artem Dovbyk, i cili deri më tani ka shkëlqyer me skuadrën e Girona-s, ku padyshim është një nga protagonistët e ekipit, me plot 15 gola e të shënuar e 7 të asistuar, në 32 përballjet e regjistruara deri më tani me spanjollët.
Më tej italianët raportojnë, se Drejtori Sportiv i Inter, Giuseppe Marotta ka nisur kontaktet e para me klubin spanjoll dhe agjentin e lojtarit, në mënyrë që ta bindë këtë të fundit, të zgjedhë “zikaltërit”, që në muajin janar. /i.m /abcnews.al