Interi do të provojë sot të shfrytëzojë në maksimum hapin e gabuar të Juevntusit në kampionat, për t’u arratisur i vetëm në kreun e renditjes. Por zikaltrit gjenden përballë Lacios ku SImone Inzagi bëri emër si trajner dhe nuk do të jetë një sfidë e lehtë për të.
Sarri ka bërë një lëvizje të papritur në radhët e vendasve, me Luis Alberton në pankinë dhe me Kamadan titullar, pas krahëve të Imobile si qendërsulmues në rreshtimin e bardhekaltërve. Ashtu siç parashikohej, Hysaj e nis ndeshjen e sotme nga stoli.
Ndërkohë, Inzagi i ka besuar Bisek nga minuta e parë në vend të Karlos Augusto, me Darmian i cili do të jetë anësor i djathtë në mesfushë.
FORMACIONET ZYRTARE
LACIO (4-3-3): Provedel; Lazari, Kazale, Xhila, Marusiç; Guenduzi, Rovela, Kamada; Felipe Anderson, Imobile, Zakanji.
Trajner: M. Sarri
INTER (3-5-2): Somer; Bisek, Açerbi, Bastoni; Darmian, Barela, Çalanollu, Mkhitarjan, Dimarko; Turam, Lautaro Martinez.
Trajner: S. Inzagi
PANORAMASPORT.AL